×
  • Lajme
  • Lajme

    Me çfarë kriteresh pritet të punojnë kafiteritë nga qershori

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Pas 2 muaj mbyllje të plotë mijëra kafiteri e restorante po bëhen gati që nga data 18 Maj të nisin shërbimin ‘take away’, që sipas Petrit Kllokoqit, Kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, kjo mbyllje ka shkaktuar jo pak dëme në gastronomi.

    Kllokoqi për Reporteri.net përveç se ka foluar për pasojat që po sjell mbyllja dhe nevoja për një mbështetje tjetër në javët e muajt në vazhdim, i cili tha se 13 mijë të punësuar në rreth 3600 biznese të gastronomisë, të regjistruara në shoqatë, por ende asnjë, thotë Kllokoqi nuk ka lajmëruar për falimentim.

    Sipas Kllokoqit gjithsesi dëmi është shumë i madh nga mungesa e qarkullimit të parasë këta dy muaj.

    Tutje Kllokoqi ka folur edhe për kushtet që do të aplikojnë në rihapjen e lokaleve, që sipas tij ky është një model austriak duke shtuar se këto janë kriteret e rëndësishme në menaxhimin e lokaleve në këtë kohë.

    “Ne kemi apeluar në IKSHP që hapja të behet graduale dhe me disa kushte :

    1) dezinfektim i rrënjësishëm

    2) stafi të jenë të pajisur me dorëza dhe maska

    3) të ketë dezinfektues në prani të çdo lokali

    4) të mos kenë klientët qasje në shank

    5) menytë të jenë një përdorimesh ose të dezinfektohen çdo herë

    6) servisi ( pirunët, thikat, lugët, gotat ) mos të jenë të ekspozuara në tavolina, po të shërbehen bashkë me ushqimin ose pijet

    7) distanca në mes të tavolinave të jetë 1,5 metër

    Menaxheri i lokalit duhet të mbaj rendin në lokal, në rast eskalimi të situatës, apo ndonjë dyshimi të ndryshëm të kontaktojë autoritetet përkatëse”, janë kushtet që pritet edhe të aplikohen nga data 1 Qershor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.