Një 10 vjeçar nga Kosova, me iniciale E.T, është mbytur në pishinën e një hoteli në afërsi të plazhit të Durrësit.
Policia Shqiptare ka njoftuar për ngjarjen, duke thënë se 10 vjeçari ishte duke u larë dhe më pas ishte mbytur.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në pishinën e një hoteli në lagjen nr.13.
“Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thonë Policia.
Ndërkohë, Policia Shqiptare ka theksuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.
Ndryshe, në këtë sezonë është raportuar disa herë për mbytjen e turistëve kosovarë në plazhet e Shqipërisë. Kjo është viktima e parë që humbi jetën në një pishinë hoteli.