
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbërritur në selinë e partisë.
Këtu, ai do të takojë Grupin Parlamentar të partisë së tij për t’ua paraqitur kabinetin qeverisës, raporton Front Online.
Pos tij, te zyret e LDK-së kanë ardhur po ashtu edhe kandidat i nominuar për kryeministër në Qeverinë e ardhshme, Avdullah Hoti, shefi i GP, Arben Gashi, si dhe deputeti Armend Zemaj.
“Front Online” do të ju mbajë të informuar me më të rejat nga ky takim.
