×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen materiale rrëqethëse për krimet serbe në Kosovë

    FrontOnline
    26 Korrik 2020

    Në qafë po e mbanë arin e marrë më forcë nga viktimat gra shqiptare.Madje në këtë video të incizuar në kohen e luftës në Kosovë, krimineli serb i njohur me nofkën “Tarzani”, haptazi e pranon që vrau civil të pafajshëm shqiptarë, për përfitime materiale.

    E dëshmi si kjo, ka më bollëk në secilën prej këtyre video – kasetave, grumbullimin e të cilave, po e bën dikush që në luftën e Kosovës, ishte vetëm 12 vjeçar.

    Esat Shala nga Drenasi, thotë se që nga paslufta, kanë arritur të mbledhin mijëra materiale, të cilat dëshmojnë se ndaj kosovarëve, forcat serbe kryen krimet nga më çnjerëzoret.

    Shala thotë se këto materiale duhet të digjitalizohen sa më shpejtë, pasi po dëmtohen nga dita në ditë.

    Ndërsa shton se qëkur filluan publikimin e tyre, çdo ditë marrin kërcënime të ndryshme.

    Por, Shala që në luftën e fundit humbi edhe motrën, thotë se u kontaktua edhe nga Gjykata Speciale.

    Ndërkohë, ai që po e ndihmon në çdo hap Shalën, është edhe ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Pllana.

    Së bashku, këta arritën ta sigurojnë nga bashkëluftëtarët edhe këtë procesverbal të forcave serbe, të vitit 1998.

    Sipas Pllanës, ky material dhe të tjerat, do të duhej të siguroheshin nga shteti i Kosovës.

    Por nga këta të fundit, deri më tani nuk pati as edhe një interesim.

    E në mungesë të kësaj ndihme, për t’i publikuar këto materiale, Esat Shala dhe Nusret Pllana, hapen edhe një kanal në Youtube.

    E titulluan “Yjet që nuk Vdesin” dhe për të, kanë nevojë për ndihmën e shikuesve, në mënyrë që të financohen nga ky kanal, që ta vazhdojnë publikimin e materialeve.

    Por, Shala e Pllana pavarësisht punës që po e bëjnë, kanë edhe një frikë që i shoqëron çdo ditë.

    Këta thonë që pavarësisht rëndësisë të këtij materiali, deri më tani nuk po u ofrohet as një siguri nga organet e rendit për ruajtjen e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.