×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 880 mijë viktima nga Covid-19 në botë

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Numri i infektimeve nga koronavirusi në mbarë botën ka mbërritur në 27 milionë, ndërsa ai vdekjeve kaloi në mbi 880 mijë. Dy vatrat më të nxehta për momentin mbeten Shtetet e Bashkuara dhe India.

    Në SHBA numri i infektimeve ka kaluar 6 milionë e 400 mijë, ndërsa vdekjet po i afrohet shifrës 200 mijë.

    Një situatë e vështirë paraqitet në Indi ku numri i rasteve të reja ditore ka kaluar në mbi 80 mijë, ndërsa çdo ditë shënohen nga 1 mijë viktima.

    Vendi i tretë më i prekur nga pandemia është Brazili ku janë shënuar mbi 4 milionë, ndërsa ai i jetëve të humbura 125 mijë.

    Por pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, moti i mirë i kanë dërguar brazilianët këtë fundjavë në plazhet e vendit.

    Turmat e njerëzve shiheshin të shtunën duke ecur dhe duke luajtur sporte në plazhin e njohur të Copacabana në Rio de Janeiro.

    Ndërkohë, në Sao Paulo pati bllokime masive të trafikut në autostrada, për shkak se njerëzit kishin zgjedhur të udhëtonin në zonat bregdetare për të pushuar.

    Në Europë Spanja vijon të përballet me një përkeqësim të situatës. Së fundmi atje u raportuan afro 5 mijë infektime 184 viktima.

    Ndërkohë që në Itali, një nga vendet europiane më të goditura nga pandemia, aktivistët zhvilluan një tubim për të protestuar kundër masave të sigurisë anti Covid-19. Shumë prej tyre ishin kundër rregullave që zbatojnë mbajtjen e maskave të fytyrës, të shikuara si një kufizim i lirive personale.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Lufta mes SHBA-së dhe Iranit është zhvendosur edhe në hapësirat ujore, raporton Express. Departamenti i Luftës ka publikuar një video nga sulmi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një telefonatë nga Kryeministri i Izreaelit, Benjamin Netanyahu, ndikoi në vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump, për ta goditur Iranin, ka deklaruar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.