×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mbi 760 mijë të vdekur nga Covid-19 në mbarë botën

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Ka arritur në mbi 20.9 milion numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë, ndërsa janë më shumë se 760 mijë të vdekur nga ky virus, sipas të dhënave të universitetit amerikan John Hopkins.

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i infektimeve ka shkuar në mbi 5.2 milionë, ndërsa të vdekur si pasojë e Covid-19 atje numërohen mbi 167 mijë njerëz. Brazili vendi pas SHBA’së, raporton për më se 3.2 milion të infektuar dhe mbi 105 mijë të vdekur nga koronavirusi.

    India që renditet në vend të tretë për nga numri i rasteve me Covid-19, raporton për mbi 2.4 milionë të infektuar, prej të cilëve mbi 55 mijë kanë vdekur.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë tjera kufizimet e vëna për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.

    “Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë nga dita e mërkurë.

    Arden ka thënë se pjesa tjetër e shtetit është në nivelin e dytë, dhe se të gjitha këto masa do të vazhdohen.

    Zelanda e Re kishte arritur ta ndalë me sukses përhapjen e koronavirusit, duke regjistruar 102 ditë pa asnjë të infektuar, para shpërthimit të rasteve të reja.

    Në zhvillime tjera, Britania e Madhe e ka shtuar Francën në listën e shteteve të karantinës.

    Në vendim është thënë se udhëtarëve që kthehen nga Franca, Holanda, Monako, Malta dhe disa vende tjera, do t’iu duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.

    Ky lajm vjen pasi kryeministri francez, Jean Castex, ka thënë se numri i të infektuarve është duke shkuar “ në drejtim të gabuar”.

    Të enjën, Franca ka raportuar për 2,524 raste të reja me koronavirus në 24 orë, njëherësh shifrën më të lartë prej lehtësimit të masave të kufizimit në muajin maj. Franca ka paralajmëruar se do marrë “masa reciproke”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.