×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 70 mijë litra qumësht në stoqe, fermat drejt mbylljes

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Janë mbi 70 mijë litra qumësht të cilët kanë mbetur në stoqe dhe nuk po arrijnë të shiten. E, shumë nga fermat janë mbyllur kohëve të fundit meqë nuk kanë arritur të mbijetojnë.

    Kështu u tha në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, ku janë paraqitur për problemet me grumbullimin e qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës nga kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit, Ramadan Memaj.

    Memaj tha se problemet më të mëdha janë me grumbullimin e qumështit. Ky i fundit ka ngritur shqetësimin edhe me importimin e prodhimeve me përmbajtje të vajit të palmës, për çka tha se është bërë shkelje flagrante e ligjit.

    “Në Kosovë për momentin janë mbi 70 mijë litra qumësht të cilat nuk po arrijnë të shiten. Tani në kohët e fundit e kemi dukurinë e mbylljes së fermave ,në pamundësinë që të mbijetojnë si shkak i situatës. Nga terreni na vijnë informacione se 50 përqind e çmimeve janë zvogëluar. Çështja e zbritjes së çmimeve rrezikon një pjesë të madhe të fermerëve të cilët edhe po ta shesin qumështin në këtë formë nuk mbërrijnë të mbijetojnë”, ka deklaruar ai.

    Memaj tha se kanë insistuar për ndihmë, por që nuk ka pasur reflektim duke marrë veprime konkrete. Sipas tij, kërkesat dhe shqetësimet e tyre janë neglizhuar.

    “Ka shkelje flagrante të ligjit, ku është lejuar importimi i prodhimeve me përmbajtje të vajit të palmës, diku 10 milionë kg për vit. Vijnë përmes certifikatave veterinare”, është shprehur ai.

    AVUK, sipas tij, ka lejuar të importojë produkte të cilat nuk kanë njohuri se çfarë përmbajtje ka.

    Ai theksoi se kanë dorëzuar kallëzim penal për AVUK në Prokurorinë e Shtetit, por që deri tash nuk është ndërmarrë asgjë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...
    Lajme16 Janar 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga...
    Lajme16 Janar 2025
    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për...
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetet sociale kreu i...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ekipin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, të kryesuar nga Nathalie Loiseau, njëherësh...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.