Një total prej 67.619 rasteve të reja të koronavirusit dhe 1.233 vdekje u regjistruan në Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Numri i rasteve të konfirmuara në SH.B.A. tani qëndron në 4,494,601, përfshirë të paktën 152.055 viktima të lidhura me virusin.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.