×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 2 mijë qytetarë vaksinohen në Preshevë, Arifi akuzon opozitën për presion ndaj qytetarëve

    FrontOnline
    24 Shkurt 2021

    Për dallim nga qytetarët e Kosovës, ata në Luginën e Preshevës kanë mundësi të zgjedhin katër lloje të vaksinave anti-COVID. Deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë, ndërkohë që zotimet janë se nuk ka dyshime në marrjen e vaksinave dhe se Serbia nuk i ka diskriminuar ata në marrjen e kësaj vaksine. Megjithatë, i pari i kësaj komune thotë se ka pasur presion tek qytetarët nga kundërshtarët politikë.

    Në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se vaksinimi ka filluar masivisht qysh nga janari i këtij viti dhe se për më tepër, kjo komunë posedon katër lloje kryesore të tyre të cilat gjenden në treg.

    Arifi: Deri më tani i kemi vaksinuar 2300 qytetarë

    “Qytetarët kanë mundësi të përzgjedhin cilën (vaksinë të) duan. Dhe deri më tani i kemi vaksinuar 2300 qytetarë në komunën e Preshevës. E njëjta vlen edhe për komunën e Bujanocit por edhe Medvegjës. Për momentin vaksinimi është duke shkuar mirë, gjithashtu edhe unë jam vaksinuar ditëve të fundit. Dhe këtë e kam bërë se ka pasur këtu një lidere shqiptare politike, e cila ka shpreh skepticizëm dhe ka krijuar panik në komunën e Preshevës pas vaksinimit të dytë. Për këtë arsyeje e kemi publikuar edhe ne vaksinimin”, deklaron ai.

    Lista është e gjatë e qytetarëve të cilët kanë kërkuar vaksinimin, ani pse Arifi thotë se kundërshtarët e tij politikë kanë dashur të ndikojnë tek qytetarët.

    Arifi: E rëndësishme është se qytetarët janë të interesuar të vaksinohen

    “Presioni subjektiv i opozitës këtu nuk ndalet kurrë sepse më shumë e kanë të ndërtuar në interesa se sa në parime. Por, e rëndësishme është se qytetarët janë të interesuar të vaksinohen dhe t’i kthehen jetës normale prapë”, shton Arifi për KosovaPress.

    I pari i Luginës së Preshevës thekson se pritjet nuk janë të gjata për vaksinim. Siç tregon ai, një deri në dy javë pritet janë për vaksinim me atë të Kinës, ndërsa për vaksinën Pfizer pritjet janë më të gjata.

    Tutje, ai thekson se gjendja në këtë komunë nuk është më alarmante, për këtë thekson se masat janë duke u respektuar.

    Arifi: Brenda ditës numri i të infektuarve arrin deri në 10

    “Në disa ditë është pesë deri në 10 (të infektuar), dita-ditë është më poshtë se pesë. Në krahasim në fundvitin 2020 gjendja është dukshëm më e lehtë. Por, prapë çdo i infektuar është i rrezikuar me jetë. Masat që ne i kemi në dispozicion, jeta është e kufizuar, distanca sociale që duhet të përmbahet në vend pune, por edhe në vendqëndrime. Numri që është i kufizuar në vendqëndrime dhe vende publike, në vazhdimësi është maska dhe higjiena”, shton ai.

    Shqiptarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë mund ta marrin vaksinën nëse janë të pajisur me dokumentacionet e duhura, mirëpo kosovarët që nuk janë të regjistruar në këtë komunë nuk mund ta marrin atë. Komuna e Preshevës është ndër vendbanimet e para shqiptare që ka vaksinat e para kundër korona virusit, pas zonave të banuara me serb në Kosovë.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Suharekë, konkretisht në Zonën Industriale në Shirokë. Lajmin për...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka votuar sot në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka treguar se çfarë pret...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ekrem Rexhën-Komandant Drini, në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta. Haradinaj...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se më 3 maj, trupi gjykues...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka mirëpritur vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga...
    Vip08 Maj 2024
    Astrit Gashi e Alba Merovci janë fejuar vetëm pak kohë më parë. Lajmi i fejesës u pasua nga ai i martesës, që...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën mori pjesë në përurimin e platformës online për komunitetet, ku u theksua se...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti , njëherë anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, për FrontOnline e ka vlerësuar të rrezikshme deklaratën...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Muja ka theksuar se anëtarësimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.