×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 10 profesorë universitar të infektuar nga fillimi i pandemisë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Koronavirusi ka arritur të depërtojë edhe te stafi akademik i universiteteve publike në vend.

    Nga fillimi i pandemisë e deri tash, mbi 10 profesorë të këtyre universiteteve kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

    Në Rektoratin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, i kanë thënë Gazetës Express se deri tash janë konfirmuar tetë raste pozitive me koronavirus.

    Tre prej këtyre rasteve janë nga radhët e profesorëve, derisa pesë rastet e tjera nga stafi i administratës.
    Sipas Rektoratit, tre prej tyre tashmë janë shëruar dhe se dy janë në pritje të rezultateve nëse janë shëruar.

    “Në Universitet, deri më tani janë diagnostifkuar me Covid-19, 3 raste nga radhët e profesorëve, një në Fakultetin e Edukimit dhe dy në Fakultetin e Filologjisë. Gjendja e tyre është e mirë. Ndërsa nga radhët e stafit të administratës janë 5 raste. Tre prej tyre e kanë marr njoftimin nga IKSHP që janë shëruar, ndërsa dy janë në pritje të konfirmimit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, kanë deklaruar nga “Ukshin Hoti”.

    Raste me COVID-19, janë konfirmuar edhe në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan. Nga konfirmimi i rasteve të para në vend e deri tash, janë regjistruar katër raste.

    Por, që aktualisht thonë se janë aktive vetëm dy raste, përkatësisht një profesor dhe një zyrtar i lartë i administratës.

    Gjendja e tyre shëndetësore deklarojnë se është e mirë.

    “Në Universitetin “Kadri Zeka”, janë dy profesorë që ligjërojnë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, por tashme që të dy kanë rezultuar se fundmi negativ. Derisa per memontin aktiv me COVID 19 eshte një profesor i Fakultetit Ekonomik dhe një zyrtar i lartë në administrate. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, thuhet në përgjigjet e Universitetit të Gjilanit.

    Me koronavirus janë prekur edhe disa profesorë të Universitetit të Gjakovës. Nga “Fehmi Agani”, kanë deklaruar se i kanë pasur dy raste me koronavirus te stafi akademik, por që tashmë janë shëruar.

    “Ndaj, me kënaqësi iu informojë se deri më tani i kemi pasur vetëm dy rate të stafit akademik të infektuar me Covid-19. Profesorët e infektuar janë nga Fakulteti i Filologjisë dhe Fakulteti i Mjekësisë, të cilët e kanë kaluar me sukses dhe gjatë gjithë kohës jemi kujdesur për shëndetin e tyre”, kanë deklaruar nga ky universitet.

    Deklarojnë se një numër i konsiderueshëm i stafit janë testuar ditëve të fundit për COVID-19, por se nuk ka raste të reja, meqenëse të gjithë kanë rezultuar negativë.

    E për dallim prej “Ukshin Hotit”, “Kadri Zekës” e “Fehmi Aganit”, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk kanë ndonjë të dhënë zyrtare për stafin akademik të infektuar me koronavirus.

    “Ju informojmë që Universiteti i Prishtinës nuk ka informata zyrtare për numrin e anëtarëve të stafit akademik të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, kanë deklaruar nga Rektorati i UP’së.

    Gazeta Express ka raportuar para gati dy javësh se si disa profesorë të Fakultetit të Mjekësisë në UP, kishin rezultuar pozitivë për këtë sëmundje. Informacione rreth gjendjes së tyre kishte dhënë Prodekani për Çështje Akademike, Safedin Muçaj.

    Në një përgjigje për Express, Muçaj ka thënë se disa prej profesorëve të këtij fakulteti janë të infektuar me koronavirus, por se po qëndrojnë në vet-izolim në shtëpitë e tyre.

    Sipas tij, të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    Ai ka treguar se në Klinikën Infektive gjenden të hospitalizuar edhe dy profesorë të pensionuar si në arsim dhe shëndetësi.

    “Disa profesorë tjerë në FM fillimisht kanë qenë pozitiv në COVID 19, por qe në ndërkohë janë shëruar dhe kanë rezultuar me testim negativ -COVID 19. Disa të tjerë si staf akademik i FM janë infektuar me COVID 19 dhe janë duke qëndruar në vet-izolim në shtëpitë e tyre. Të gjithë janë duke respektuar te gjitha rekomandimet e parapara nga IKSHPK”, thuhej në përgjigjet e Muçajt.

    Ndryshe, numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 5 mijë e 118, me gjithsej 111 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Sot është dita e fundit ku qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Njohësi dhe...
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet...
    Lajme28 Mars 2025
    Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së. Para seancës...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i frustruar me masat që Bashkimi Evropian (BE) vazhdon t’i mbajë në fuqi...
    Lajme28 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për FrontOnline, lidhur me ecurinë e procesit politik, tashmë pas certefikimit të rezultateve zgjedhore të...
    Lajme28 Mars 2025
    Zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë do të bëjnë vizita të ndërsjella, për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ose për...
    Lajme28 Mars 2025
    Ish-ambasadori Lulzim Peci tha se edhe nëse thirret mbledhja konstituive pas certifikimit të zgjedhjeve, mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi....
    Lajme28 Mars 2025
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në pë mjet një njoftimi ka sqaruar se nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza ka thirrur konferencë për media për sot. Konferenca...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.