×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Mbi 1 mijë e 900 persona të arrestuar për moszbatim të masave ndaj COVID-19

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovës, me 13 mars, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar 1,903 persona për mosrespektim të masave ndaj kësaj pandemie.

    Zyra për informim e PK-së, në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, ka bërë të ditur se nga 13 marsi deri më 1 prill janë arrestuar 104 persona në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, që kanë për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

    Ndërsa, në bazë të raporteve 24 orësh të publikuara nga PK-ja, që nga 1 prilli deri më 13 maj janë arrestuar 1,799 persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas këtyre të fundit, numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prizrenit, ku janë raportuar 341 raste që kanë rezultuar me arrestimin e 558 personave të përfshirë.

    Pas rajonit të Prizrenit, numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prishtinës, ku janë raportuar 245 raste me 544 persona të arrestuar, kurse në rajonin e Gjilanit janë raportuar 91 raste me 144 persona të përfshirë.

    Tutje, në rajonin e Gjakovës janë raportuar 77 raste me 160 persona të arrestuar, në atë të Pejës 77 raste me 129 persona të përfshirë, ndërkaq në atë të Ferizajt janë raportuar 38 raste me 76 persona të përfshirë.

    Sipas të dhënave të PK-së, gjatë këtyre dy muajve të parë të pandemisë, në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Veriut janë paraqitur gjithsej 90 raste me 155 persona të përfshirë.

    Ndryshe gjatë këtyre dy muajve është raportuar edhe për raste të tilla në Departamentin e Kufirit, ku për 18 raste janë arrestuar 33 persona të përfshirë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.