×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mbahet punëtoria për “Rimëkëmbjen e Telekomit”

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Është mbajtur sot punëtoria për “Rimëkëmbjen e Telekomit”, në të cilën punëtori mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

    Pas situatës së krijuar me bllokimin e llogarive të Telekomit dhe zhbllokimit të tyre më pas, kërkesa kryesore e ministrit Kuçi ishte që të prodhohen disa dokumente që do të tregojnë gjendjen dhe të ardhmen e Telekomit.

    Kuçi gjatë fjalës së tij u bëri të ditur pjesëmarrësve se nga kjo punëtori do të duhet sa më shpejtë të dalin dokumentet që janë kërkuar.

    “Besoj që të arrihet qëllimi i kësaj punëtorie, që përpos diskutimeve të kemi dokumentet që do të përfshijë Planin e Biznesit, Planin e Veprimit për Rimëkëmbje të Telekomit dhe Planin për Amortizim të borxheve. Kjo është baza mbi të cilën ne do të vazhdojmë më tej për këtë ndërmarrje”, ka thënë ndër të tjera ministri Kuçi.

    Në këtë punëtori folën rreth rëndësisë së këtyre dokumenteve edhe kryesuesi i Bordit të Përkohshëm të Telekomit, Mehmet Berisha dhe U.D. kryeshefit të Telekomit, Zeqir Kiqina.

    Pjesëmarrësit kanë mundur të dëgjojnë prezantimin për performancën operative dhe të biznesit, performancën financiare me theks tek të hyrat dhe gjendjen e sistemeve dhe platformave telekomunikuese.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.