×
  • Lajme
  • Lajme

    Matoshi: Vjosa e Albini po bëjnë akte propagandistike

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Zëvendësministri Halil Matoshi nga radhët e AAK-së, ka kritikuar Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani e cila bëri një aktivitet për datën e 2 korrikut.

    Sipas Matoshit ajo bëri dhe një akt propagandistik në emër të kujtesës institucionale, duke u shfaqur në oborrin e Kuvendit.

    “Me delegatët e 2 korrikut, 1990 që shpallën Deklaratën Kushtetuese, e shoqëruar me liderin e njëres nga partitë opozitare, që nuk është as deputet!? Po të ishte aktivitet partiak i Lëvizjes Vetëvendosje, gjithçka do të ishte në rregull”, shkruan Matoshi

    Postimi i plotë nga Matoshi:

    Dekonstruction 6.

    Partizimi i 2 korrikut

    Fotografia e Kryekuvendarës Osmani me liderin e njëres nga partitë opozitare, Kurti, në një evokim për 2 korrikun, 1990, është pamja ikonike e monopolizimit të historisë, që rëndom shpie në përçarje deri në përplasje shoqërore. Kjo është pamja bizare e partizimit të kujtesës kombëtare dhe institucionale.

    1.

    Sot Kryeparlanentarja Vjosa Osmani e bëri dhe një akt propagandistik në emër të kujtesës institucionale.

    Ajo u shfaq në oborrin e Kuvendit me delegatët e 2 korrikut, 1990 që shpallën Deklaratën Kushtetuese, e shoqëruar me liderin e njëres nga partitë opozitare, që nuk është as deputet!?

    Po të ishte aktivitet partiak i Lëvizjës Vetëvendosje, gjithçka do të ishte në rregull.

    Por ka diçka në këtë fotografi që e shfaq ftyrën mujshare të politikës kosovare, që sëfundi po identifikohet me këta dy politikanë, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.

    E dytë janë aq të ditur, sa do të duhej të ngriteshin mbi egot personale (madje edhe mbi ideologjitë partiake) për ta ruajtur unitetin kombëtar dhe institucional në vend.

    2.

    Ky akt (kjo fotografi) shpie tek monopolizimi i historisë dhe partizimi i kujtesës, ndonëse ata që shpallën Deklaratën Kushtetuese ishin shqiptarë komunistë deri atë ditë kur e pushuan stazhin në parti dhe u rreshtuan me vullnetin e popullit shqiptar të Kosovës, për mëvetësi.

    Ishte guxim personal i secilës dhe secilit nga ta dhe patriotizëm legalist i tyre, kur nën shtetrrethim e shpien përpara vullnetin e Kosovës për liri, demokraci e pavarësi.

    3.

    Do të ishte politikisht korrekte, sëkēndejmi, që në këtë përkujtim të ftoheshin ose të gjithë liderët e partive politike, ose dy deputetë (më i riu dhe më i vjetri, ose një nga pushteti një nga opozita) por jo vetëm një kryetar partie, sepse kjo në popull njihet si karshillëk e mujshi ndaj rivalëve politikë, kurse në politikë njihet si marrje anë e një zyrtareje të lartë të shtetit, në frontin e rivalizimit politik.

    4.

    Kjo më asociacion në titullin e veprës së Proudhon, 1847, “The Philosophy of Misery” (Filozofia e mjerimit), po, kjo është pamja e vërtet e mjerimit të një politike, pa ide.

    Por me një qëllim: Përplasje shoqërore!?

    E, pamja prej burrështetasish do të ishte po që se Kryetarja e Kuvendit, t’i mblidhte në log t’Kuvendit të gjithë liderët politikë të Kosovës!

    5.

    Këtë formë të komunikimit politik me publikun, do ta vendosja në korpusin e “propagandës si metafizikë në veprim”!?

    Por jo si ekonomi që e lufton mjerimin por si ekonomi teprice historie dhe forma ma e thjeshtëzuar e populizmit!?

    Filozofia e mjerimit megjithatë nuk flet për propagandën, por për shkencën ekonomike, e cila, për filozofin Proudhon është forma objektive dhe realizimi i metafizikës; “është metafizika në veprim, metafizika e parashikuar në rrafshin e zhdukjes së kohës; dhe kushdo që studion ligjet e punës dhe shkëmbimit është vërtet dhe posaçërisht një metafizikan.”

    Jo kushdo që zgjaton në kohë hijen e vet mbi shoqërinë, për ta dominuar atë, është lider. Dhe sidomos jo ata që në vend të diskursit unifikues, që e shtynë përpara përparimin shoqëror dhe modelimin e shtetit modern e demokratik, i fryjnë zjarrit të shfrimit emotiv të turmës.

    6.

    Nuk i shërbejnë politikës kohezive nacionale, politikanë, që shpërthejnë në mllef, duke e shpërfaqur gjendjen sa më të keqe në vend, të krahasueshme me gjendjën nën okupimin serb, përmes postulatit hipokrit “kapje e shtetit”.

    Dihet ashiqare se krahasimi me të pakrahasueshmën shpie në denigrim të vet thelbit të të qenmit i lirë!?

    Dhe sipas këtyre rebelëve antiestabilishment, e vetmja alternativë ndaj “kapjes” mbetët rikthimi në gjendje të palirisë!.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.