×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Masat e reja të Gjermanisë ndaj Kosovës nuk përcaktojnë mbylljen e kufijve

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Informohet se rregullat e izolimit dhe mundësitë e testimit në aeroportet gjermane gjatë hyrjes vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht lejohen të hyjnë në Gjermani.

    Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo lehtësim të kufizimeve të hyrjes. Më shumë informata rreth kufizimeve të hyrjes aktualisht të vlefshme gjeni këtu.

    Detyrimi për izolim – varësisht nga rregullat e vlefshme në secilën republikë federale – mund të zhvleftësohet, nëse nëpërmjet një testi të bërë më së shumti 48 para hyrjes në Gjermani mund të dëshmohet se nuk ekziston infesktion me Covid-19. Hollësi të tjera lidhur me këtë mund të gjeni në rubrikën „Dëshmohet rezultati negativ i testimit“.

    Në Gjermani rregullat e izolimit vendosen nga vetë republikat federale. Në bazë të koordinimit të republikave dhe qeverisë federale, Ministria e Brendhsme Federale ka përpiluar një rregullore model, rregullat e së cilës esencialisht i kanë marrë dhe i zbatojnë republikat federale.

    Gjatë udhëtimeve hyrëse në Gjermani me qëndrim paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 14 ditëve të fundit

    Pas hyrjes në Gjermani ju duhet të vendoseni menjëherë në destinacionin/vendqëndrimin tuaj,
    Aty duhet të veçoheni në banesë deri sa të pranoni rezultatin negativ të testimit (Hollësi rreth kësaj mund të gjeni në rubrikën „Dëshmohet rezultati negativ i testimit“) dhe të lajmëroheni përmes e-mailit, apo telefonit tek autoritetet kompetente që si rregull është institucioni shëndetësor në vendin e banimit/qëndrimit. Udhëtarët, të cilët në aeroplan, anije, autobus, ose tren e kanë plotësuar dhe dorëzuar një kartelë/formular të zbritjes, duhet të lajmërohen sërish pas hyrjes.
    Informata më të hollësishtme lidhur me testet e detyrueshme gjeni këtu.

    Si qëndrim paraprak në një rajon me rrezikshmëri të lartë konsiderohet një qëndrim në cilëndo kohë, brenda 14 ditëve para hyrjes në Gjermani.

    Vendimtare është, nëse rajoni është identifikuar si rajon me rrezikshmëri të lartë në kohën e udhëtimit hyrës (d.m.th. jo patjetër në kohën e qëndrimit).

    Përjashtim: Udhëtimi nëpër Gjermani (Transit)

    Detyrimi për veçim në shtëpi nuk vlenë në rast të udhëtimeve transit. Mirëpo në këtë rast ju jeni të detyruar që ta lëshoni Gjermaninë menjëherë.

    Përjashtim: Dëshmohet rezultati negativ i testimit

    Nëse mund të dëshmoni se nuk jeni të infektuar me Covid-19, në shumicën e republikave federale nuk është i domosdoshëm izolimi. Megjithatë në republika federale të caktuara është i nevojshëm një testim i përsëritur pas disa ditëve. Dëshmia duhet të bëhet përmes një vërtetimi mjekësor. Testi molekular-biologjik për vërtetim të një infeksioni – test me strisho, jo test rapid (i shpejtë), as test serologjik – duhet të jetë bërë më së shumti 48 orë para hyjres (d.m.th. strishoja duhet të jetë marrë maksimum 48 orë para hyjres). Testi duhet të jetë bërë në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, ose në një shtet me standarde të krahasueshme të kualitetit. Vërtetimi lidhur me rezultatin e testit duhet të lëshohet në gjuhën gjermane, ose angleze.

    Si alternativë, testi mund të bëhet pas hyjres

    Në vendin e kalimit kufitar, ose në vendin e qëndrimit.
    Testi për udhëtarët është falas brenda 72 orëve pas hyrjes dhe mund të bëhet për shembull në aeroport.

    Rezultati i testit – pavarësisht, nëse tesimi është bërë para, apo pas hyjres – duhet të ruhet për së paku 14 ditë pas hyrjes. Ai duhet t’i paraqitet institucionit shëndetësor në vendin e qëndrimit.

    Nga data 08.08.2020 për udhëtarët nga rajonet me rrezikshmëri të lartë, si Kosova, ekziston detyrimi për testim, që do të thotë ju me rastin e hyrjes duhet ose të paraqitni një test negativ për Covid-19 që njihet në Gjermani (shih më lartë), ose të testoheni brenda 72 orëve pas hyrjes.

    Nga momenti i hyrjes deri në pranimin e rezultatit negativ të testimit duhet të respektohet karantimimi shtëpiak/vetë-izolimi.

    Testet janë falas, informata rreth mundësive të testimit merrni nga mjeku juaj familjar në Gjermani, ose nga institucioni shëndetësor kompetent në destinacionin/vendqëndrimin tuaj në Gjermani. Rezultati i testit duhet më pastaj t’i paraqitet institucionit shëndetësor kompetent në destinacionin/vendqëndrimin gjerman.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.