×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshje Kosovë – Serbi me shkëmbim territoresh? Përgjigjet Thaçi

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot në emisionin Opinion në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me Serbinë tani që Kosova ka qeverinë e re.

    Sipas Presidentit Thaçi procesi i dialogut mes dy shteteve do të intensifikohet në javët në vazhdim dhe procesi do të ketë pjesëmarrje aktive të SHBA. Ai nuk dha një datë se kur mund të ketë një marrëveshje por tha se është “optimist”

    “Mendoj që në javët e ardhshme do të kemi një intensifikim të këtij procesi një angazhim nga ShBA për të arritur një marrëveshje që sjell njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj që janë të vendosura të mbyllin problemet në Ballkanin perëndimor. Roli i ShBA për Ballkanin perëndimor nuk lidhet me administratën në ShBA. Unë shpresoj ma shpejt se mendojnë pesimistët por unë jam optimist.”, tha Thaçi.

    Sa i përket çështjes së idesë së shkëmbimit të territoreve Thaçi tha se Serbia do të njohë Kosovën në sovranitetin territorial të saj të sotëm.

    “Marrëveshja mbyll armiqësitë hap perspektivën atlantike për Kosovën dhe që sjell njohjen reciproke. Kosova ka bërë mjaftë sakrifica, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë kështu që Kosova nuk ka çfarë me pagu. Mund të konkludoj se pa një marrëveshje pa mbylljen e konfliktit nuk do të ecë përpara as Kosova e as Serbia. Në fund Kosova do të njihet nga Serbia duke respektuar sovranitetin territorial të sotëm të Kosovës.”- deklaroi Thaçi. /Opinion.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.