
Vulumtuesja Violetë Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e pyetur nga Front Online se a mund të ndodhë marrëveshja ndërmjet dy vendeve brenda tre muajve, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Hoti, Haxholli tha se nuk ka vullnet politik ndërmjet dy vendeve për arritjen e marrëveshjes dhe se kjo nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“Afatet janë përfolur shumë deri më tani, megjithatë për shkak të mungesës së vullnetit ndërmjet dy palëve edhe arritje e marrëveshjes duket që mund të jetë larg, megjithatë me më rendësi se afatet kohore duhet të ketë një fokus në përmbajtjen e një marrëveshje në substancës e saj, sesa kjo marrëveshje mund të përmbyllë procesin e normalizimit dhe sa ajo marrëveshje do të jetë e zbatueshme në terren”, tha ajo për Front Online.
Për arritjen e marrëveshjes finale, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka pasur deklarata se do të prekën edhe kufijtë e Kosovës, por, lidhur me këtë Haxholli për Front Online, tha se ende nuk ka një propozim konkret për marrëveshjen finale.