
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas arritjes së marrëveshjes për koalicion ndërmjet LDK-së dhe AAK-së.
“Imagjinoni, marrëveshja e turpit fillon me frazën “duke respektuar vullnetin qytetare te shprehur ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne fakt kjo është saktësisht e kundërta e atij vullneti”, ka shkruar Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Vetëvendosjes, në profilin e tij në Facebook.