Në Maqedoni vazhdon të ketë numër treshifror të të infektuarve me coronaviurs në ditë.
Edhe pse ka masa për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e largësisë trupore, si dhe protokollet e vendosura, epidemia nuk po shihet. Autoritetet shëndetësore theksojnë se nuk ka arsyetime për mosmbajtje të maskës dhe vazhdimisht bëjnë thirrje që të respektohen masat për mbrojtje.
Deri më tani në Maqedoni janë bërë 127.196 testime, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë evidentuar 12.840 raste, prej të cilëve 9.361 janë shëruar dhe 547 persona kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive momentalisht është 2.932.
Më së shumti raste aktive ka Shkupi me 953, Kumanova 298, Gostivari 289, Shtipi 260, Struga 167, Tetova 151, Kërçova 126, Kavadar 103. Më pas vinë qytetet me numër dyshifror si Manastiri me 74 raste aktive, Dibra 67, Ohri 66, Sveti Nikole 61, Makedonski Brod 45, Prilep 40, Demir Hisar 37, Vinicë 36, Koçan 29, Veles 27, Strumicë 23, Probishtip 17, Gjevgjeli 13, Negotinë 12, Radovish 10, Resnjë 7, Berovë 6, Kriva Pallankë dhe Dellçevë me nga 5 raste, Pehçeva me dy raste dhe Vallandova, Kratova dhe Krusheva me nga një rast.