×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Maqedoni: Beteja me pandeminë vazhdon, pozitiv me COVID-19 mbi 10 përqind e të testuarve

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Testet e fundit për COVID-19 kanë rezultuar në më shumë se 10 për qind të infektuar të rinj me koronavirus. Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë kryer 830 teste dhe janë regjistruar 94 raste të reja me COVID-19. Edhe mëtej numri më i madh i të infektuarve të rinj nga koronavirusi regjistrohet në Shkup. Por përveç rasteve të reja të koronavirusit, autoritetet shëndetësore informuan se janë 42 pacientë të shëruar, numri më i madh i të cilëve janë nga kryeqyteti.

    Në të njëjtën kohë, në Klinikën për sëmundje infektive, në SPQ “8 Shtatori”, në Spitalet e përgjithshme në Prilep, Strugë dhe Gostivar, kanë vdekur dje tetë pacientë të cilët ishin pozitivë në COVID-19.

    Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vend nga fillimi i epidemisë është 8.623, numri i pacientëve të shëruar është 4.603, i të vdekurve është 401, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.619. Sot është evidentuar një test kontrollues dhe korrigjimi për katër persona të shëruar nga Kratova për shkak të gabimit teknik.

    Që nga fillimi i pandemisë në Shkup, janë regjistruar mbi katër mijë të infektuar me COVID-19, nga të cilat 1.823 janë akoma aktiv. Pas kryeqytetit, Tetova është në vendin e dytë me numrin më të madh të të infektuarve, gjithsej 900, prej të cilëve 291 persona janë akoma pozitivë në COVID-19, gjegjësisht Kumanova me 882 raste, nga 214 pacientë janë akoma aktiv.

    Njëherit, Ministria e Shëndetësisë sot kumtoi se është vendosur ambulanca e përgjithshme montuese në përbërje të Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve, si pjesë e aktiviteteve për kthimin e punës së rregullt të një pjese të klinikave, ndërkaq me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e mundshme e COVID-19 tek pacientët më të vegjël.

    “Në këtë ambulancë montuese do të kontrollohen të gjithë fëmijët të cilët nuk janë të caktuar përmes sistemit elektronik TerminiIm. Këta fëmijë deri më tani kontrolloheshin në ambulancat në ndërtesën e Klinikës së fëmijëve, ndërsa për shkak të pandemisë aktuale me COVID-19, pacientët të cilët do të vijnë për kontroll, edhe fizikisht do të distancohen nga pacientët e tjerë të cilët janë caktuar përmes sistemit TerminiIm, me qëllim të mbrojtjes nga përhapja e koronavirusit mes pacientëve”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Në ambulancën e re montuese ka dhomë për intervenime, dhoma për kontroll të pacientëve, dhomë infermieresh, toalet, sportel dhe sallë pritëse për pacientët. Objekti është plotësisht i klimatizuar dhe do të funksionojë në pajtim me të gjitha standardet për trajtim të sigurt të pacientëve.

    Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, siç ceket, përmendin se fëmijët të cilët janë të dyshimtë apo janë me simptoma të COVID-19 edhe më tutje do të kontrollohen dhe hospitalizohen në Spitalin për sëmundje të mushkërive Kozle dhe në Klinikën infektive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.