Qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse prezantojnë testin negativ për koronavirus. Kjo masë është vënë javë më parë, ndërsa është në fuqi ende.
Qeveria e Malit të Zi të premten mbrëma ka publikuar hartën e Evropës përmes të cilës ka treguar se prej cilave vende dhe në çfarë mënyrë mund të hyhet në Mal të Zi.
Banorët e shumicës së vendeve evropiane nuk kanë ndonjë pengesë për të hyrë në Mal të Zi. Qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës mund të hyjnë në Mal të Zi me test negativ PCR, ELISA apo ECLIA.
Në Mal të Zi nuk mund të futen qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë. Ndërsa qytetarët e Bjellorusisë dhe Ukrainës mund të hyjnë me miratim të Ministrisë së Turizmit.