Majk shihet sërish me vajzën “misterioze” në Gërmi.
Para disa ditësh, reperi Kastriot Rexha i njohur si “Majk” në industrinë muzikore është fotografuar në një qendër tregtare, ku shihej në shoqërinë e një vajze “misterioze”.
Në media rozë u aludua që është e dashura e re e Majk, por lidhur me këtë fotografi nuk reagoi reperi.
Emisioni ‘Prive’ mbrëmë ka publikuar një video të reperit, ku shihet prapë nën shoqërinë e po të njëjtës vajzë, por që tani në parkun e Gërmisë.
Por, as në videon e fundit nuk arrihet të identifikohet vajza, por meqë dyshja kanë filluar të shfaqen së bashku në publik dyshimet janë shtuar tek ndjekësit e reperit.