Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi sot se nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania.
Ai tha këtë gjatë vizitës së tij zyrtare në Varshavë, dhe shtoi se prania e ushtrisë amerikane në Gjermani është thelbësore për mbrojtjen gjermane dhe amerikane, transmeton Reuters.