×
  • Lajme
  • Lajme

    Lushtaku: Gjykata Speciale nuk ka synim zbardhjen e vrasjeve në Kosovë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku thotë se Specialja po godet Presidentin dhe Kosovën politikisht.

    Lushtaku në “Debat Plus” ka thënë se personalisht ka qenë kundër Gjykatës Speciale pasi sipas tij Kosova ka pasur Gjykatën e Hagës, UNIMIK-ut dhe EULEX-it.

    “Këto gjykata kanë pasur mundësi të arrestojnë apo hetojnë këdo dhe një pjesë të ish-ushtarëve e kanë dënuar e një pjesë e kanë liruar nga aktakuzat përfshirë edhe mua”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ish-kryetari i Skënderajt thotë se Gjykata Speciale nuk ka për qëllim të zbardhë vrasjet në Kosovë por sipas tij ka qëllim të godasë Thaçin dhe Kosovën politikisht.

    “Kjo Gjykatë nuk është që t’i zbardh krimet apo vrasjet në Kosovë por që ta godasë Presidentin dhe Kosovën politikisht”

    Lushtaku thotë se do të ishte e udhës që Kuvendi i Kosovës ta sjellë në Kosovë Gjykatën Speciale me gjyqtarët dhe prokurorët që janë pasi sipas tij është kosto e madhe për familjet e të dënuarve.

    “Familja e ndonjë të akuzuari do të dënohet që të mos mund ta vizitojë familjarin e tyre në Holandë për shkak të shpenzimeve të mëdha”.

    Ish-kryetari i Skënderajt thotë se nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e asnjërit prej deputetëve që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale në Holandë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.