Një kosovar e një serbe në Gjilan, bashkëpunuan për favore seksuale me pagesë, derisa ranë në duart e policisë, të hënën. Ata dyshohet se me kryerjen e këtij aktiviteti, po bënin veprimtari të kundërligjshme të mundësimit ose detyrimit në prostitucion.
Pronarët e hotelit me të cilët bisedoi klani thanë se nuk i njohin dy të dyshuarit e as nuk e dinë nëse të njëjtit frekuentonin shpesh atë vend.
Të njëjtit bile thanë se nuk qëlluan aty kur policia i kapi në flagrancë.
Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një përgjigje me shkrim i tha televizionit se për këtë rast është i dyshuar vetëm një person.
Bëhet fjalë për të riun E.J që sipas burimeve ka edhe të kaluar kriminale. Të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.