×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Lufta në Ukrainë, GAP: Ekonomia e Kosovës ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve bazë

    FrontOnline
    29 Maj 2022

    Instituti GAP e ka publikuar raportin me titull, “Ndikimi i luftës në Ukrainë në ekonominë e Kosovës”.

    Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë.

    “Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të disa produkteve kryesore bazike sikurse grurit, misrit, gazit, naftës, vajit dhe fertilizuesve, ku së bashku kanë nga 10 deri në 40% pjesëmarrje në eksportin botëror të këtyre produkteve”, thuhet në komunikatë.

    Ndër tjera, theksohet se Kosova është neto importuese e energjisë elektrike, naftës, grurit, misrit, vajit, dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.

    “Edhe pse Kosova ka një pavarësi energjetike në një shkallë të lartë, vitin e kaluar kishte një rritje të theksuar të importit dhe kërkesës për energji, ku gjithesj kosto e këtij importi ishte rreth 155 milionë euro. Për më shumë, të dhënat nga Dogana e Kosovës tregojnë se kërkesa për naftë në Kosovë nuk ka ndryshuar dy vitet e fundit, edhe pse kishte rritje të ndjeshme të çmimit. Pra, pavarësisht rritjes së madhe të çmimit të naftës në Kosovë, kërkesa mbetet shumë e lartë. Po ashtu, ekonomia e vendit tonë ndikohet edhe nga rritja e çmimeve të importit të produkteve ushqimore dhe lëndës së parë”.

    “Lidhur me situatën aktuale, Instituti GAP rekomandon që politikat e qeverisë duhet të jenë të atilla që nuk e stimulojnë kërkesën për këto produkte. Në këtë pikë, reduktimi i normave tatimore në të ardhurat personale për të gjithë qytetarët dhe mbështetja e nismave sikurse ajo për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti pensional, mund të prodhojnë kundërfekte në ekonomi. Është e rëndësishme që qeveria me të hyrat e arkëtuara përtej planifikimit, si rezultat i çmimeve të larta, të mbështesë edhe më shumë grupet më të pa mbrojtura të shoqërisë, që rrezikojnë të bien në varfëri, sikurse qytetarët që janë pjesë e skemës së ndihmës sociale, ata që mund të humbin vendet e punës, etj”.

    Tutje, theksohet se subvencionimi në fushën e bujqësisë në Kosovë dhe ulja e normës së akcizës për naftë për bujqit gjatë vitit 2022, dalin të jenë masa adekuate në mbulimin e rrezikut që bujqit të mos rrisin prodhimim e këtyre kulturave këtë vit, dhe një mbështetje e tillë duhet të bëhet në vazhdimësi deri në normalizimin e çmimeve. Institucionet duhet të konsiderojnë zgjedhjen e strategjive mbrojtëse për energji elektrike këtë vit, marrë parasysh indikacionet për çmime të larta të importit të energjisë elektrike edhe në periudhën afatmesme.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në  Konventën e Forumit të Rinisë të kësaj partie tha se Rinia e Lidhjes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.