Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë mbi 100 milionë klikime në hitin e saj “Love Again”.
Kënga e publikuar në fillim të janarit është pëlqyer aq shumë nga publiku sa po vazhdon të dëgjohet me të njëjtin ritëm.
“Love Again” e kishte sjellur Duan tëjet magjepsesëse në videoklipin me motive kauntri dhe perëndimore, me vallëzime kaubojsh dhe xhiro në dem.
Kënga është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili ka thyer rekorde në platformat e muzikës.