×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Loja mes Turqisë e Greqisë po bëhet më e rrezikshme, shfaqet edhe Rusia

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Mediat greke paralajmërojnë se “loja” në Mesdheun Lindor po bëhet me e rrezikshme, në një kohë që kërcënimet vazhdojnë nga Turqia dhe tensionet nuk kanë parë aspak ulje ditë pas ditë, me retorika të ashpra nga të dyja palët.

    Siç shkruan sot “Protothema”, “loja e ekuilibrave dhe forcave që po zhvillohet në Mesdheun Lindor është ndërlikuar në mënyrë të rrezikshme”.“Disa orë më parë, Turqia lëshoi një anije NAVTEX në rajonin e Mesdheut Lindor, duke paralajmëruar stërvitje nga flota ruse. Është një pyetje nëse rusët do të bëjnë stërvitje më vete apo do të kryejnë stërvitje të përbashkëta me anijet luftarake turke.

    Në thelb, me NAVTEX, Ankaraja po informon anijet kërkimore Barbaros dhe Oruc Reis që po lundrojnë në zonat ku do të zhvillohen stërvitjet ruse”, vijon Protothema.

    Sipas medias greke, ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas vendimit të SHBA për të hequr pjesërisht embargon e armëve ndaj Qipros.

    “Vlerësohet se me njoftimin e stërvitjes në dy zona në lindje dhe perëndim të Qipros, rusët deklarojnë praninë e tyre në lojën e madhe që po zhvillohet në rajonin e Mesdheut Lindor. Duhet të theksohet se njëra nga dy zonat, ajo në perëndim të Qipros, është pothuajse ngjitur me shelfin kontinental grek”, vijon Protothema.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.