×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Lodhja nga karantina është e vërtetë! Përse nuk jemi më vigjilentë?

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Nëse e gjeni veten që nuk dezinfektoni më duart, nuk duroni maskën, apo jeni zbutur përballë udhëtimeve të panevojshme, nuk jeni vetëm.

    Ky fenomen i pavetëdijshëm është praktikisht “lodhje nga kujdesi i madh”, dhe fajin për këtë e ka truri. Me siguri keni qenë tejet të kujdesshëm gjatë pandemisë, duke ndjekur me rreptësinë më të madhe çdo masë të mundshme që ndihmonte të mbahej larg infektimi, për veten dhe njerëzit e afërt.

    Por pas disa muajsh të tillë, papritur nuk duron më. Çfarë po ndodh? Ekspertët thonë se “sfilitja nga kujdesi i tepërt” shfaqet me motivim të ulët apo mungese dëshire për t’i respektuar në vazhdim rregullat e sigurisë.

    “Kjo reflektohet atëherë kur nuk i durojmë më paralajmërimet, nuk besojmë se ato janë të rëndësishme ose e minimizojmë rrezikun aktual”, thotë Jacqueline Gollan nga shkolla e Mjekësisë e Northwestern University Feinberg.

    “Kur kjo ndodh, ne reshtim së zbatuari rregullat dhe injorojmë veprime të tilla si larja e duarve, mbajtja e maskave apo izolimi social”, shton ajo.

    Lodhja nga kujdesi i tepërt është vënë re dhe në situata të mëparshme të jetës së përditshme, si ato kur injorohet një lloj alarmi dhe nuk merret seriozisht vetëm sepse është dëgjuar dhe më parë. Kjo gjendje mendore ndodh për disa arsye, përfshirë stresin kronik, uljen e ndjeshmërisë ndaj paralajmërimeve dhe pamundësinë për të përpunuar informacione të reja.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.