Lista Serbe ka vlerësuar sot se vazhdimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit shënoi siç thonë ata “fillimin e presionit të paparë nga shërbimet e huaja mbi Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.
Presionet, siç thuhet, mund të shihen në një grumbull gënjeshtrash që lëshohen në mënyrë sinkronike për publikun nga “bursistët e Dragan Gjilasit dhe të disa qendrave të huaja të pushtetit”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar më 12 korrik në Bruksel përmes një video-konference.
Ky ishte takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut mes dyja vendeve në vitin 2018.
Ndërsa, takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik.