×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj thotë se agjenda e qartë dhe konsensusi gjërë i garantojnë Kosovës marrëveshje të mire

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se gabimet e dialogut të nisur në vitin 2011 nuk guxojnë të përseriten. Kreu i Nismës thotë se në ato bisedime wshtw hapur pakoja e Ahtisarit pa nevojë. Kosova, sipas tij, ka bërë një kompromis të madh me pakon e Ahtisarit dhe se krejt ai kompromis është bërë për njohjen e Kosovës, pra pavarësinë.

    Limaj thotë se dialogut me Serbinë duhet t’i paraprijë një agjende e qartë dhe dialog që përfundon me njohje reciproke.

    “Kohëzgjatja sa zgjatë dialogu, dialog për njohje. Në marrëveshjen gjithëpërfshirese ka tema të veçanta. Të merret zotimi nga SHBA dhe BE për kohëzgjatjen e dialogut, shtohet intensiteti e serioziteti dhe rritet përkushtimi për marrëveshje të përbashket. Kosova ka demonstruar gatishmëri për dialog, larguam taksën dhje reciprocitetin për mi dhanë mundësi dialogut dhe tani presim të shohim a e ka Beogradi seriozisht për të cilin unë dyshoj. Nuk mundet të shkohet në infinit”, ka thënë ndër të tjera Limaj në RTK.

    Tutje, ai ka thënë se në Kosovë ende po shpërblehen me votë veprimet destruktive dhe sot zërat racionale e veprimet racionale ende nuk vlerësohen. Limaj thotë se nuk ka mundësi me u përmbylle dialogu pa një konsensus të forcave politike.

    “Agjenda e qartë dhe konsensusi gjërë i garantojnë Kosovës marrëveshje të mirë. Kjo mundëson tani edhe ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend. Është skandaloze për një parti politike, e cila nuk është në shërbim të interesave të vendit, por pret që të gabojë forcat tjera politike. Është momenti i fundit për një reflektim dhe me kthy pozicionimin e vendit në raportin ndërkomëbtare ndryshe”, ka shtuar Limaj.

    Kreu i Nismës thotë së shumë padrejtësi po i bëhën vendit, për shkak të gjendjes se polarizuar brenda nesh.

    “Sot tema kryesore do të duhej të ishte liberalizimi I vizave, e cila spo e mban premtimin. Serbia ka disa procese të papërfundune por nuk e ka penguar në rrugëtimin  esaj. Ndërsa neve na u vendosen kritere të padrejta dhe përkundër përmbushjes së tyre ata s’po e mbajnë premtimin e tyre”, ka theksuar Limaj.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.