×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj rrëfen se si i shpëtoi një prite natën kur u vra Zahir Pajaziti

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në 21- vjetorin e çlirimit të Malishevës, ka rrëfyer se si i kishte shpëtuar një prite në ditën kur është vrarë Zahir Pajaziti.

    Limaj që në luftë mbante nofkën Çeliku ka thënë se këtë e kishte mësuar gjatë kohës sa ishte në Hagë nga drejtues të shtetit serb.

    “Më është organizuar një pritë, por duke falënderuar Zotin dhe nuk kemi rënë në pritë. Prita ka qenë e organizuar te Bytyqët e Arllatit më 31 janar, natën është vrarë Zahiri (Pajaziti), ka qenë rastësi se si kam shpëtuar, pra rastëisht kam shpëtuar atë natë dhe këtë e unë këtë e kam mësuar në Hagë nga drejtuesit serb dhe një nga ai që kam mësuar është Stanishiqi i famshëm për të cilin flitet shumë”, ka thënë Limaj në TV Malisheva.

    Më tutje, ai ka thënë se rënia e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut, ka qenë goditje e madhe, por nuk janë ndalur dhe dalëngadalë kështu është zgjëruar UÇK.

    UÇK ai ka thënë se është kupola e përpjekjeve të sakrificës për lirinë e vendit dhe ai ka apeluar që me kujdes të mos i përziejnë pakënaqësitë ditore me veprat e mëdha historike.

    Më tutje, Limaj ka folur edhe për rajonin e Llapushes duke thënë se kjo zonë ka qenë një lloj kryqëzimi i lëvizjeve të mëdha kombëtare.

    “Llapusha ka qenë strehë e të gjitha lëvizjeve kombëtare, e burrave dhe patriotëve të këtij kombi si Isa Boletini, dhe Sadik Rama i Gjurgjevikut.

    Ai ka folur edhe për diskriminimin që i është bërë Llapushës në sistemin e kaluar.

    Llapusha nuk e ka marrë vendin e merituar për shkak të diskriminimit. Disa herë e kanë bërë Malishevën komunë, e disa herë e kanë prishë. Këtu ose mjeshtër ose bujk s’ke mujt tjetër sen. Qytetarët e Malishevës kanë qenë të privuar. Njerëzit e këtij rajoni janë burra të mirë e të urtë, por asnjëherë nuk kanë gezuar të drejtë që u ka takuar. Llapusha është në themelet e lirisë së Kosovës. Çdo qytetarë i Malishevës duhet të ndihet krenar. Shpi për shtëpi ka qenë pjesë e lirisë”, ka shtuar Limaj.

    Gjatë luftës, Limaj ka thënë se Malisheva ka qenë magje e Drenicës dhe Dukagjinit dhe njerëzit tanë nuk kanë kursyer asgjë duke shtuar se përfshirja e Llapushës në luftë ka qenë masive.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot nga ora 09:00 do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas juristes për media, Flutura Kusarit, pritet...
    Lajme13 Korrik 2025
    Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe sot Bitcoin vazhdoi rritjen rekord, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej pak më shumë se 118,839 dollarësh të vendosur dy...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Analisti Visar Ymeri nxori së fundi disa strategji të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.