Ka ndërruar jetë ish luftëtari i UÇK-së, Hajrullah Mazreku nga Malisheva. Lajmi për vdekjen e tij e pikëlluar kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se Mazrekun e kishte bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor me të cilin janë rritur bashkë. “Vdekja e tij ka lënë boshllëk të madh tek n”, ka shkruar Limaj.
Më poshtë e gjeni të plotë postimi e tij në Facebook:
I pikëlluar thellë me vdekjen e hershme të mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Hajrullah Mazreku nga Malisheva. Hajrullahun e kisha mik, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor më të cilin jemi rritur bashkë. Hajrullahu na la shumë herët kur më së shumti i duhej familjes, miqve, komunës dhe vendit.Vdekja e tij ka lënë boshllëk të madh tek ne. Do të të kujtoj përherë miku im, si një njeri me vlera të larta njerëzore, fjalë pak e punëtor i madh, i urtë e i dashur për të gjithë, njeri me enërgji pozitive.Hajrullah Mazreku, ka qenë edhe luftëtar i ditëve të para të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa nga viti 2014 e deri në 2020, ishte fillimisht drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, e më pas drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mazreku, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin. Prehu në paqe, Hajro!