Ministri i Arsimit, Ramë Likaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se Ministria që ai drejton ka hartuar një master plan për fillimin e vitit të ri shkollor.
Likaj ka thënë se tashmë e kanë të gatshëm vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se aty përfshihen tri fazat, si në vijim: 1 shtator – një grup, 7 shtator grupi tjetër, dhe me 10 grupi tjetër.
Likaj ka bërë të ditur se ky master plan do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Ai ka thënë se Ministria që ai drejton kërkon edhe 1 mijë mësimdhënës rezervë për të zbatuar këtë master plan. Në kuadër të kërkesave, Likaj tha se është edhe edhe ajo për buxhet shtesë.
“Ne kemi hartuar master planin për fillimin e vitit shkollor, Kemi bërë trajtimi e mësimdhënësve aktual, ndërsa për mësimdhënësit plotësues nevojitet trajnim shtesë. Këtë master plan e prezantojmë në mbledhjen e ardhshme, ndërsa vendimin për fillimin e vitit shkollor në këto tri faza e kemi të gatshëm”, tha ministri Likaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë.