×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i domosdoshëm

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, bëhet i rëndësishëm nëse në Kosovë krijohet situata ku do të kërkohet sërish të ashpërsohen masat e kufizimit të lëvizjes.

    Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

    Haxhiu tha se aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes.

    “Duke parë që situata me pandeminë është rënduar ditëve të fundit dhe se Qeveria sërish ka kthyer disa masa të kufizimit të lëvizjes, ky projektligj bëhet i domosdoshëm për tu miratuar sidomos nëse krijohet një situatë e tillë ku kërkohet të ashpërsohen masat sa i takon kufizimit të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes. Ndonëse Qeveria në mbledhjen e djeshme nuk i dha përkrahje kësaj nisme, kjo edhe pa përkrahjen e Qeverisë mund të procedohet tash e tutje ne Kuvend. Normalisht për tu shqyrtuar me procedura të përshpejtuara kërkohet shmangie nga Rregullorja e Punës, që bëhet me votat 2/3 të deputetëve të pranishëm në seancë”, ka thënë Haxhiu.

    Siç tha Haxhiu, është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve.

    “Në këtë situatë që jemi është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve, jo vetëm të këtij projektligji, që mundësojnë luftë më efikase ndaj pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë”, u shpreh ajo.

    Ndryshe, siç tha Haxhiu inicimi i kësaj nisme ligjore ka ardhur pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimet e ish – Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të cilat në atë kohë ishin shpallur kundër kushtetuese.

    “Në aktgjykimin e saj, Gjykata pati theksuar se institucionet relevante të Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, të bëhen në përputhje me Kushtetutën. Kjo qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, në mënyrë që institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2025
    Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian,...
    Lajme23 Prill 2025
    Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka reaguar me shqetësim dhe keqardhje të thellë ndaj një deklarate të sekretarit organizativ...
    Lajme23 Prill 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar një sulmi tjetër siç thotë ajo nga partia e pushtetit në largim,...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, përmbysi argumentin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse partitë nuk e votojnë emrin...
    Lajme23 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në emisionin “Debat Plus” ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit. Ajo ka thënë...
    Lajme23 Prill 2025
    Eksperti i zgjedhjeve nga Demokraci Plus, Albert Krasniqi ka reaguar në lidhje me dështimin e radhës të seancës për konstituimin e Kuvendit....
    Bota/Rajoni23 Prill 2025
    Në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, ku aktualisht ndodhet presidenti i RS-së, Milorad Dodik, sot kanë arritur...
    Lajme23 Prill 2025
    Arianit Koci, në cilësinë e avokatit të familjes së rreshterit Muhamet Lika, ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga deklaratat...
    Lajme23 Prill 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, vetëm disa ditë pasi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.