×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu thotë se koronavirusi largohet me zgjedhje të reja në Kosovë

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se vendi po shkon drejt gjendjes së pasigurisë, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe rasteve të vdekjes.

    E nga kjo gjendje sipas tij Kosova mund të dalë vetëm në rast të largimit të Qeverisë Hoti dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja.

    Në emër të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme tha se e diela e kaluar ishte shqetësuese për Kosovën.

    Sipas tij, pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbimin shëndetësor, gjetën vdekjen pikërisht në dorën e sistemit shëndetësor.

    Për këtë ai tha se nuk mjafton shkarkimi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, pasi siç tha ai, ky i fundit ishte në shkarkim e sipër nga bordi për shkak të raportit të auditorit. “E tërë kjo është e qartë se vendi po shkon në një gjendje të pasigurisë, dhe çdo gjë mund të jetë e pritshme. Vendin e futet në një gjendje ku fjala e vetme që na mbetet ta themi është “Në dorë të Zotit”. E nga kjo dilet vetëm me largimin tuaj, vetëm me zgjedhje të reja dhe me një legjitimitet të ri”, tha Aliu

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.