Sot kur në të gjithë botën besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit sheshet e Prishtinës nuk janë të mbushur me shumë njerëz.
Një pamje jo e zakonshme për kryeqytetin që në festa ka më tepër lëvizje.
Qytetarët që u panë këtë mëngjes në sheshin “Nënë Tereza” po respektonin rekomandimet dhe po mbanin maska.
Kujtojmë se për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, u ndalua falja e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.