×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Letonia rivendos karantinë për udhëtarët nga Estonia

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Letonia do të rivendosë sot karantinën e detyrueshme 14 ditore për të mbërriturit nga Estonia fqinje për shkak të një rritje të numrit të rasteve me COVID-19 në këtë vend, njoftoi Ministria estoneze e Punëve të Jashtme.

    Gjithashtu, Riga do t’i japë fund zonës së përbashkët balltike të lëvizjes së lirë e krijuar që nga mesi i majit.

    “Rregullat e reja do të aplikohen që sot në mesnatë dhe udhëtarët estonezë do të duhet të vetëizolohen pas hyrjes në Letoni”, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të ministrisë estoneze të Punëve të Jashtme, raporton ATSh.

    Letonia pranon pa kufizime të mbërriturit nga vendet ku pragu i kontaminimeve nuk kalon 16 raste për 100 000 banorë, të akumuluar gjatë 14 ditëve të mëparshme, theksoi Qendra letoneze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (SPKC).

    Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ka regjistruar një total prej 2 632 raste me COVID-19, mes të cilëve 64 të vdekur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Izraeli akuzon OKB-në se nuk ka mbledhur ndihmë humanitare që grumbullohet në kufirin e Gazës Koordinatori i Ministrisë së Mbrojtjes së Aktiviteteve...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Platforma e mediave sociale e Elon Musk, X, u përball me një tjetër ndërprerje të përhapur të martën, duke prekur përdoruesit në...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë,...
    Të tjera
    Lajme27 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka “zbarkuar” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Hetuesit e PSRK-së dhe të Krimeve Ekonomike të...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit. Ndonëse Spahiu...
    Lajme27 Maj 2025
    Avokati Skender Musa ka folur për bastisjen që Krimet Ekonomike kanë bërë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marrë pjesë në Panairin AGROKOS & Agroturizëm 2025. Pikërisht, në ditën kur ministri i Bujqësisë Faton...
    Lajme27 Maj 2025
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë...
    Sport27 Maj 2025
    Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.