×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lëshohet dron nga Libani në drejtim të shtëpisë së Netanyahut, sipas zyrës së tij

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Një dron është “lëshuar drejt” rezidencës private të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin bregdetar të Cezaresë, ka thënë zyra e tij.

    “Kryeministri dhe gruaja e tij nuk ishin në vend, dhe nuk pati të lënduar në incident”, thuhet në një deklaratë, raporton BBC, transmeton Klankosva.tv.

    Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha se tre dronë u nisën nga Libani në Izrael herët të shtunën në mëngjes, me një që goditi një ndërtesë në Cezare.

    Qeveria izraelite nuk ka thënë nëse ndërtesa ishte pjesë e rezidencës së kryeministrit dhe as shkallën e ndonjë dëmtimi.

    Në orën 08:19 me orën Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë: “Në orën e fundit, tre mjete ajrore pa pilot kaluan në vend nga Libani. Dy nga avionët u kapën. Një tjetër avion goditi një ndërtesë në Cezare, pa të lënduar.”

    Netanyahu përdor dy shtëpi private, në Cezare dhe Jerusalem, dhe ka kaluar gjithashtu kohë në Beit Aghion, rezidenca zyrtare e kryeministrit në Jerusalem, e cila aktualisht është duke u rinovuar.

    IDF-ja tha se rreth 55 raketa ishin lëshuar në Izrael nga Libani deri më tani të shtunën.

    Izraeli po vazhdon të sulmojë objektiva në Liban, të cilat sipas tij janë të lidhura me grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani.

    Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha të shtunën se dy persona u vranë në një sulm izraelit në Jounieh, një qytet me shumicë të krishterë në veri të Bejrutit.

    Sulmi goditi një makinë në lëvizje që po udhëtonte përgjatë autostradës kryesore, sipas mediave lokale.

    Ky sulm është i pazakontë pasi shumica e operacioneve izraelite deri më sot janë fokusuar në zonat me shumicë myslimane shiite ku Hezbollahu ka një prani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Policia e Shtetit e Shqipërisë ka njoftuar se është kanë pranuar informacion se në Himarë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit,...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të enjten se një “krizë e minutës së fundit” me Hamasin po pengonte miratimin izraelit për një armëpushim...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetet sociale kreu i...
    Të tjera
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lajme16 Janar 2025
    Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike....
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e nderimit të organizatave që kanë dalë nga lufta, duke...
    Lajme16 Janar 2025
    Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), u realizua trajnimi intensiv për Mbijetesë Malore në kushte dimërore për kadetët e vitit...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.