×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Vendimi i mbrëmshëm për reciprocitet është mashtrim dhe kundër partneritetit me SHBA-të

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë në detyrë për shtimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë, është komentuar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, i cili si kryeministër kishte venë taksen 100% ndaj mallrave serbe, që Kurti e hoqi më 31 mars të këtij viti.

    Nënkryetari i AAK-së dhe njëherësh deputet i kësaj paritë, Pal Lekaj, në një bisedë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ thotë se masat e reja ndaj Serbisë nuk janë asgjë më shumë se sa masa gjysmake të copëtuara nga vendimi ish-Kryeministrit Haradinaj, që kishte vënë taksë 100% ndaj mallrave serbe.

    Lekaj, duke i quajtur ‘melodramë’ veprimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ndaj shtetit serb, i kujton atij se si ka pranuar nga Serbia testet për COVID-19 dhe hyrjen e mjekëve serbë në territorin e Kosovës.

    “Melodrama e Kurtit me masat gjysmake për ta copëtuara nga vendimi i Haradinajt për taksan100% e ka shndërruar Kosovën në shtet që s’mundet e s’di si të zbatojë vendimet sovrane. Turpërimi që po ja ka bën ai Kosovës me pranimin e testeve për COVID-19 dhe “ndihma” nga qindra mjek serbe që hyrën në Kosovë pa plotësuar asnjë kriter do t’i mbetet Kurtit njollë e zezë e përhershme në aspektin politik dhe kombëtarë”, tha Lekaj.

    Kjo sipas deputetit të AAK-së, mund të dëmtojë edhe më tutje marrëdhëniet e vendit me SHBA-të.

    “Heqja e taksës pa kushte dhe tani kinse vendosja e reciprocitetit s’është gjë tjetër veç mashtrimi i tij i fundit dhe avancimi i ti për të dëmtuar aleancën tonë me Amerikën dhe interesat tona të përbashkëta.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Lajme03 Mars 2026
    Përkunder takimeve të ditëve të fundit, partitë politike në vend nuk kanë arritur të pajtohen për një president konsensual. Analisti politik Albert...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe...
    Të tjera
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Teherani ka bërë një deklaratë zyrtare sa i përket tensioneve në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se ata ende nuk i...
    Vip03 Mars 2026
    Këngëtari i ri Diell Durmishi, së bashku me motrën e tij Hana Durmishi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor...
    Lajme03 Mars 2026
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte deklaruar se në rast se nuk siguron një mandat të dytë në krye të shtetit, do...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    SHBA-të thonë se kanë goditur më shumë se 1,700 objektiva në Iran që kur filluan operacionet e tyre ushtarake në vend të...
    Lajme03 Mars 2026
    Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i derivateve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.