×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lavrov ia ngarkon fajin Kosovës për dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur sot për procesin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Lavrov ka thënë se dialogu nuk ka alternativë pavarësisht se ka ngecje dhe vonesa.

    Këto deklarata janë bërë publike përmes një komunikate për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ku ndër të tjera, Lavrov citohet të ketë thënë se në dialog nuk duhet të ketë shantazhe dhe anime në njërën anë.

    “Dialogu sot është duke ngecur, por nuk ka asnjë alternativë. Aktivitete po intensifikohen në Bruksel e Uashington për të shtyrë përpara procesin e dialogut. Ndikimi i jashtëm duhet të jetë pa shantazhe dhe pa anuar tek asnjëra palë për të nxitur pastaj orekset e dyshimta të palës tjetër”, ka thënë Lavrov.

    Kryediplomati rus ka thënë se bisedimet e ndershme janë të nevojshme për të ardhmen e raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

    “Dialogu mund të japë rezultate vetëm duke marrë parasysh interesat juridike të serbëve të Kosovës dhe duke respektuar të drejtën e tyre ndërkombëtare”, ka shtuar Lavrov, i cili ka thënë se problemi me Kosovën është shkaktuar nga ajo që ai e ka quajtur “grabitje e paturpshme e një pjese të territorit të Serbisë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.