Pas takimit me liderin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak, do të takohet edhe me përfaqësues të partisë së Behgjet Pacollit, AKR-në, raporton Front Online.
Në këtë takim AKR-ja do të përfaqësohet nga ish ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, ish ministri Fatmir Matoshi dhe këshilltari i Pacollit, Jetlir Zymberaj.
Lajçak, sot gjatë ditës ka takuar edhe liderë tjerë të partive politike në Kosovë. Ndwr ta Isa Mustafwn, Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn.