Komuna e Prishtinës ka regjistruar 46 raste të reja me koronavirus. 1 nga këto raste u shënua në lagjen e Hajvalisë.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi ka treguar se cilat lagje janë të prekura me koronavirus.
“Gjithsej janë 12 lagje ku ka të infektuar me koronavirus. Këto lagje janë Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovicë, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Përroi i Njelmtë, Vreshta dhe Parku i Qytetit. Këto ishin deri më tani, sonte u shtua edhe Hajvalia. Nesër do t’I identifikojmë edhe lagjet e reja”, ka thënë Gashi për RTV Dukagjini.
Ai ka konfirmuar se sonte janë shëruar edhe 2 persona nga koronavirusi në Prishtinë dhe se aktualisht janë 140 raste aktive brenda komunës.