×
  • Lajme
  • Lajme

    KYC për provimin e maturës: Nxënësit kopjuan dhe nuk respektuan masat antiCovid-19

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Këshilli Rinor Kosovar ka monitoruar sot procesin e Provimit të Maturës Shtetërore, në njëzet e pesë komuna të Kosovës, në gjithsej dyzet qendra të ndryshme testimi, ku ka gjetur se masat kundër pandemisë, të përcaktuara nga MASh dhe IKSHPK-ja, nuk janë respektuar në nivelin e kënaqshëm.

    Kurse, nxënësit edhe pse i janë nënshtruar kontrollave nga personat përgjegjës, sërish kanë gjetur mënyra për të përdorur telefonin me qëllim kopjimin apo bashkëpunimin.

    Për monitorim të Provimit Shtetëror të Maturës, KYC thotë se ka angazhuar dyzet monitorues, të cilët kanë vëzhguar me përpikmëri mbarëvajtjen e procesit të testimit mbi bazën e rregullave të sjelljes karshi legjislacionit dhe kushteve të mbajtjes së procesit nën rekomandime të normave shëndetësore në situatë pandemie.

    Sipas KYC, pas analizës së raporteve të pranuar nga monitoruesit në terren, kjo organizatë ka nxjerr informatat si rezultate pre-eleminare të monitorimit të Provimit Shtetëror të Maturës duke i paraqitur ato më poshtë të renditura që të pasqyrojnë monitorimin e aspektit teknik, administrativ dhe cilësor.

    “Të gjeturat nga monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës: Masat kundër pandemisë, të përcaktuara nga MASh dhe IKSHPK-ja, nuk janë respektuar në nivelin e kënaqshëm. Intervenimi në shenjëzimin e vendeve për të krijuar dhe mbajtur distancë dhe vendosja për përdorim e dizenfektuesëve në hapësira të qendrës si në klasa të testimit dhe korridore, këto masa, duke përfshirë maskat dhe distancën fizike nuk janë respektuar nga të gjithë nxënësit/et dhe administruesit/et. Përkundër të rasteve të kërkesës së administruesve/eve the të Komisionit në fillim të testimit, maskat edhe kur kanë qenë prezente nuk janë vendosur në formën e duhur përfshirë dhe rastet kur ato nuk janë mbajtur fare. Administruesit/et e përcaktuar/a nga MASh, nuk kanë ardhur me kohë në qendrat e testimit. Ani pse testi ka filluar me kohë në shumicën e qendrave të testimit, vonesa e disa administruesve/eve ka shkaktuar që përbrenda qendrave, klasat te mos fillojnë testimin në të njëjtën kohë por i është ofruar kohë shtesë në shumicën e rasteve. Nxënësit/et, edhe pse i janë nënshtruar kontrollave nga personat përgjegjës sërish kanë gjetur mënyra për të përdorur telefonin me qëllim kopjimin apo bashkëpunimin. Si një problem kryesisht i përsëritshëm ndër vite, në momentin e fillimit të testimit, fotografi, pyetje dhe përgjigjje të testit janë publikuar në grupe jo-formale të hapura në rrjete sociale ku KYC janë anëtarësuar për të përcjellur problemin. Ky fenomen ka rezonuar të tërë Kosovën dhe në të njejtën kohë nga monitoruesit/et në terren është deklaruar për raste të përjashtimit të nxënësve/eve apo tërheqjes së vërejtjes për përdorim të telefonit”, thuhet në komunikatën e KYC.

    Kjo organizatë është ndalur edhe te problemet teknik si ndikues i procesit të Provimit Shtetëror të Maturës, sië ishte dhe mungesa e testeve rezervë të lëndëve zgjedhore si dhe shpërndarja jo në kohë e fletë – përgjigjeve.

    “Përveç ngatërresave në përzgjedhjën e lëndëve zgjedhore, problem teknik dhe me lista të emrave të kandidatëve/eve, ndër të tjera është deklaruar nga monitoruesit/et e terrenit që në raste të caktura nuk ka pasur teste rezervë të lëndëve zgjedhore dhe kanë ndëgjuar ankesën për gabime teknike të pyetjeve gjë që ka qenë çorientuese për nxënësit. Bashkëpunimi, kopjimi i nxënësve/eve dhe keq-administrimi janë vërejtur. Një dukuri tjetër e përsëritshme ndër vite duket të jetë sipas deklarimit nga monitoruesit/et në terren një numër i dukshëm i rasteve të bashkëpunimit dhe kopjimit të nxënësve/eve, disa raste të ndihmës së ofruar nga administruesit/et e testit, si dhe lejimit të bashkëpunimit të nxënësve. Shpesh janë deklaruar raste edhe mbi të gjeturën që administruesit/et nuk kanë qenë të përgatitur/a për t’u përgjigjur në pyetjet teknike mbi procedurën e testimit dhe plotësimit të fletë-përgjigjeve. Ndërsa, zhurma në klasë, ka qenë evidente përgjatë testimit, posaçërisht në periudhën afër përfundimit të testit, kur janë shpeshtuar lëvizjet më të shpeshta të nxënësve/e për në tualet, dhe lehtësimit të masave të administrimit në klasë dhe krijimit të një ambienti të qetë nga administruesit/et kanë filluar të lehtësohen. Këshilli Rinor Kosovar – KYC ka monitoruar dyzet (40) qendra të testimit në njëzet e pesë (25) komuna të Kosovës, të cilat janë: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Obiliq, Malishevë, Deçan, Dragash, Drenas, Fushë Kosovë, Lipjan, Kamenicë, Rahovec, Kaçanik, Podujevë, Klinë, Viti dhe Istog. Pas përpunimit të dhënave nga tereni Këshilli Rinor Kosovar- KYC do të publikoj raportin të Monitorimit të Provimit Shtetëror të Maturës”, thuhet në komunikatë.

    KYC ka realizuar këtë monitorim me leje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në mbështetja nga Friedrich Ebert Stiftung – FES.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.