×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ky grup i gjakut rrezikohet nga humbja e kujtesës

    FrontOnline
    13 Tetor 2022

    Një studim me mbi 30.000 njerëz, ka zbuluar lidhjen midis një grupi gjaku, dhe simptomave të para-demencës. Sipas tij, njerëzit që kanë grupin e gjakut AB, mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga humbja e kujtesës me kalimin e moshës.

    Lloji relativisht i pazakontë i gjakut, që gjendet tek rreth 4 për qind të njerëzve, po lidhet tani me problemet e kujtesës dhe të menduarit me kalimin e moshës. Studimi, i publikuar në revistën “Neurology”, zbuloi se njerëzit me grupe gjaku AB, kishin 82 për qind më shumë gjasa të zhvillonin problemet konjitive që mund të çojnë tek sëmundja e demencës.

    Dr.Meri Kushman, profesoreshë e hematologjisë në Universitetin e Vermontit, SHBA, e cila drejtoi studimin në fjalë u shpreh:“Studimi ynë shqyrtoi grupet e gjakut dhe rrezikun e dëmtimit të aftësive njohëse.

    Por disa studime kanë treguar se faktorë të tillë si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe diabeti, e rrisin rrezikun e dëmtimit konjitiv dhe demencës. Lloji i gjakut, lidhet gjithashtu me gjendje të tjera vaskulare si goditjet në tru, prandaj gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah lidhjet midis problemeve vaskulare dhe shëndetit të trurit”.

    Pasi në krahasim me stilin e jetës dhe efektet mjedisore, ndikimi i grupit të gjakut është relativisht i vogël. Pra ushtrimi i rregullt fizik, të ushqyerit mirë dhe shmangia e pirjes së duhanit, ka të ngjarë të ketë një efekt pozitiv shumë më të madh, sesa efekti negativ i grupit të gjakut. Po ashtu, studiuesit theksuan se ky është një zbulim paraprak, dhe nuk vërteton se ekziston një lidhje shkakësore.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Elmi Reçica, ka shprehur mbështetje për Taulant Haxhiun, njëri ndër afaristët më të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga tubimi në Klinë, ku shihet pjesëmarrja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Prof. Dr. Artan Nimani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga miqtë dhe...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një avion stërvitor i sigurisë iraniane është rrëzuar në pjesën veriore të vendit dhe për pasojë tre persona humbën jetën. Ngjarja ndodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.