
Sonte u konfirmuan nëntë persona të shëruar nga Covid-19 në Kosovë, raporton Front Online.
Me të shërurit e fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 93.
Ndërsa pas analizave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, përveç të shëruarve dolën edhe 30 raste pozitive me këtë virus, duke çuar kështu në 510 numrin e përgjithshëm.