×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi përmes rezolutës kërkon nga qeveria angazhim në parandalimin e dhunës në familje

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vlora Limani Hajnuni, në kuadër të debatit parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje ka propozuar rezolutën që kërkon nga Qeveria e Kosovës, angazhim më të madh në koordinimin efektiv të mekanizmave shtetëror për parandalim të dhunës në familje.

    Limani-Hajnuni në foltoren e Kuvendit i paraqiti katër rekomandimet për të cilat kërkojë nga deputetët të harmonizojnë dhe pas debatit ta miratojnë atë.

    “Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që pas diskutimeve të votojnë këto rekomandime për Qeverinë e Kosovës. Nën 1 marrja parasysh e gjitha rekomandimeve të kaluara të Kuvendit dhe përfshirja e tyre në ligjin e ri për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën në baza gjinore i cili është në fazën e hartimit. Nën 2 koordinimin më efekt të mekanizmave shtetëror me ojq-të dhe fondeve të dedikuara për dhunën në familje, tre të bëhet plotësim-ndryshimi i financave të pushtetit lokal dhe themelimi i granit specifik për shërbime sociale. Mes tjerash do të ndihmonte në rehabilitimin dhe ri integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe katër të bëhet monitorimi dhe raportimi periodik në baza vjetore të ekzekutivit para Kuvendit dhe aplikohet drejtësi e paanshme për viktimat e dhunës në familje”, tha ajo.

    Krahas kësaj, deputetja e LDK-së, Limani-Hajnuni kritikoi institucionet për dështimin që nuk kanë krijuar mekanizëm efektiv për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje.

    “Institucionet tona ende nuk kanë krijuar mekanizëm efektiv për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Por më tepër, jo rrallë herë shohim një drejtësi selektive nga institucionet tona të drejtësisë, të rendit dhe ligjit kur trajtohen rastet e dhunës në familje. Janë evidentuar raste gjyqësore kur për raste të njëjta shqiptohen dënime të ndryshme varësisht nga gjinia. Kjo përbënë një diskriminim të hapur për të cilin duhet të flasim”, tha ajo./FrontOnline/

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.