Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia uli dënimin Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burgim.
Murati thotë se “nuk ka zbutje dënimi që mund të zbus padrejtësinë e gjykimit dhe dënimit të çlirimtarëve”.
“Dje, sot e nesër me Calin dhe bashkëluftëtarët që gjenden në Hagë”, shprehet ai.
Postimi i tij i plotë: