×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kuvendi i Shqipërisë sot do të mbajë seancë

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Sot do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit së Shqipërisë, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare.

    Ndërkaq disa dekrete të Metës, përfshirë edhe atë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese do të votohen sot. Komisioni i Ligjeve pranoi paraprakisht dekretin e Metës për Gjykatën Kushtetuese bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, opinioni i së cilës i dha pikërisht të drejtë Presidentit për mekanizmin zhbllokues që miratoi PS në Kuvend.

    Si asnjë herë tjetër, në vitin e fundit Kuvendi do të mblidhet 4 herë në harkun e 7 ditëve.

    Madje, në fillimin e javës së ardhshme do të ketë dy seanca të njëpasnjëshme plenare sipas kalendarit që u votua dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Përveç numrit të lartë të akteve dhe intensitetit të lartë të mbledhjes së Kuvendit, në këto 7 ditë do të kalojnë në Kuvend ligje me peshë shumë të madhe.

    Po ashtu, në seancën e sotme plenare do të jenë në interpelanca ministrat Gent Cakaj dhe Besa Shahini, shkruan TCH.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.