×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush i financon rrogat e gjykatësve të Speciales

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Dhomat e Specializuara të Prokurorisë dhe Gjykatës në Hagë kanë shtuar aktivitetin ditëve të fundit, teksa në Kosovë vërehet rritje e numrit të ftesave për intervistim.

    Me Specialen po përballen edhe figura eminente të politikës në Kosovës, përfshirë presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ndaj të cilëve u publikua një aktakuzë e cila po pret vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake.

    Por cilat shtete i financojnë pagat e gjykatësve të Speciales?

    Dhomat e Specializuara të Kosovës financohen nga Bashkimi Evropian dhe shtetet kontributesh të treta siç janë Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

    Ndërsa gjykatësit e Dhomave të Specializuara, përveç presidentit, paguhen vetëm kur angazhohen për të kryer funksione specifike zyrtare.

    Kështu kanë thënë për lajmi.net nga zyra për media e Speciales.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës veprojnë me përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe shtetet si kontribuese të treta, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara. Sa i përket gjykatësve të Dhomave të Specializuara, ta keni parasysh se përveç presidentit, gjykatësit janë në listë dhe paguhen vetëm kur angazhohen me kërkesën e presidentit për të kryer funksione specifike zyrtare, për shembull kur caktohen në panele të ndryshme në seanca paraprake, seanca gjyqësore, seanca për apelim etj”, ka thënë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

    Ndërkohë, kohët e fundit është ngjallur debat lidhur me vazhdimin e mandatit të kësaj gjykate.

    Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni do të skadojë këtë vit (më 2020).

    Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës.

    Pakë ditë më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi u kërkoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’ia zgjasin mandatin Gjykatës Speciale. Këtë kërkesë presidenti e bëri përmes një video-mesazhi në profilin e tij social, drejtuar deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, duke shpresuar që deputetët do ta mbështesin kërkesën e tij.

    Kjo Gjykatë përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku bëri të ditur se kanë mbajtur akademinë përkujtimore për nder të heroit të Kosovës...
    Lajme28 Prill 2024
    Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re...
    Lajme28 Prill 2024
    Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila synon të monitorojë...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2024
    Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendësministrit, Arbër Vokrrit, Radoica Radomiroviqit dhe kryetarit të Leposaviqit...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2022 në 2023, sipas studiuesve. Kishte 171,153 raste...
    Opinione28 Prill 2024
    Shkruan: Xhevdet Pozhari Jo vetëm sot, por qëmoti Serbia ka bërë çmos që t’i mbajë nën kontroll Kosovën dhe Maqedoninë. Siç ka...
    Kronika28 Prill 2024
    Një kasafortë me para është vjedhur ditën e shtunë në Viti. Persona të panjohur kanë kryer vjedhje në objektin ku ishte kasaforta....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nuk del se qëndron keq sa i përket parave të gatshme që ka deklaruar në institucionet financiare,...
    Lajme28 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi se propozimi për një rezolutë për Srebrenicën është siç e quajti ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.