×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është shefi i ri i Zyrës së BE’së në Kosovë?

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Çeku Tomas Szunyog ka filluar detyrën e tij si shef i ri i Zyrës së BE’së në Kosovë. I njëjti, nesër pritet që të zhvillojë një takim njoftues me kryeministrin Avdullah Hoti.

    Szunyog më 1 shtator ka marrë një detyrë të re shumë të rëndësishme, atë të shefit të zyrës së BE’së në Kosovës.

    Kush është Tomas Szunyog?

    Çeku Szunyog është emëruar nga Këshilli Evropian në pozitën e përfaqësuesit të ri special të Bashkimit Europian në Kosovë, kjo pas skadimit të mandatit të Nataliya Apostolova.

    Diplomati i ri, siç u tha përmes një njoftimi, do të mbështesë edhe perspektivën europiane të Kosovës dhe afrimin me BE’në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

    Szunyog është zëvendës i shefit të Përfaqësisë Çeke në BE dhe ambasador i këtij shteti në Komitetin për politikë dhe siguri në bllokun evropian

    Ai në këtë post ka qenë që nga viti 2017, ndërsa pas ardhjes në Bruksel, ai ka qenë drejtor i departamentit për politikë dhe siguri të Ministrisë së Jashtme çeke.

    Shefi i Zyrës së BE’së në Prishtinë ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni.

    Szunyog ka drejtuar edhe departamentin për Europën Juglindore të Ministrisë së Jashtme çeke.

    Ndryshe, posti i shefit të zyrës së BE’së në Kosovë është njëri prej posteve më të larta diplomatike, pasi ka statusin edhe të përfaqësuesit të posaçëm të tillë.

    Një status të tillë kanë vetëm diplomatët pa detyra specifike dhe ata diplomatë që merren me vende që konsiderohen më problematike

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Ka vdekur sot në spital gruaja që pësoi lëndime në aksidentin mes trenit të udhëtarëve dhe një veture të ndodhur më 2...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot shënohet dita e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bashkë me Nait Hasanin dhe Bislim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, për FrontOnline, ka folur për premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.